EULEX-i nis hetimet në veri
EULEX-i ka shtuar patrullat e tij policore në veri të Kosovës. Këtë e ka deklaruar të premten shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac. Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka deklaruar se misioni që drejton gjithashtu ka filluar hetimet për djegien e portës në Jarinje, për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe për veprat e tjera penale të dy javëve të kaluara.

“Ne jemi duke punuar bashkë me KFOR-in për t`i ulur tensionet dhe për gjetjen e zgjidhjes. Ky është prioriteti për EULEX-in. Dhuna është e papranueshme dhe ne po punojmë që kryerësit t`i sjellim para drejtësisë”, tha De Marnhac .

Këto deklarata Marnhac i ka bërë gjatë vizitës së tij në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2011, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori