Barazimi me Wales, Xhaka: Rezultat jo i mirë, por do të japim gjithçka për të shkuar tutje

Granit Xhaka është shprehur jo i lumtur pasi Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1 me 1 kundër Uellsit në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Europian EURO20.

Futbollisti i Arsenalit pas ndeshjes ka reaguar në rrjetet sociale.

“Është gjithmonë nderë ta përfaqësoj Zvicrën, në veçanti në këto gara. Nuk ishte rezultat që ne dëshiruam, por do të japim gjithçka për të shkuar tutje”, ka thënë Xhaka.

Me këtë barazim, Uellsi dhe Zvicra mbesin me nga një pikë në Grupin A, kurse lidere është Italia.


Shtuar 12.06.2021 17:51