Duket se Eugenti do të na bëjë krenar këtë vit në
Eurovizion.
Performancat e tij deri tani kanë qenë fantastike dhe janë vlerësuar si nga më të mirat.
Kënga dhe vlerat vokale të Bushpepës janë pritur shumë mirë nga audienca dhe kritikët e muzikës çka e kanë bërë atë të jetë ndër më të votuarit në
sondazhe dhe më i klikuari në YouTube.
Wiëibloggs është faqja e cila çdo vit publikon
sondazhe për konkurrentët në
Eurovizion dhe bën intervista e komente të shumta edhe për të kuptuar trendin e pëlqyeshmërisë së audiencës.
Në të parën, Eugent Bushpepa është i pesti më i votuari dhe në sondazhin e dytë se kush duhet të kualifikohet në natën e parë të konkurrimit,
kënga “Mall’ është e dyta më e votuara. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018,
ora 18:39