Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë
Eugena Tomini është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë. Tomini është emëruar nga Qeveria, zëvendës ministrja e katërt.

Ministria e Shëndetësisë ka në varësi të saj katër poste zëvendës ministrash.

Vendi i katërt ishte vakant deri më sot, duke u plotësuar kështu me Eugena Tomini, e cila mbante postin e shefes së Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP.

Ndërkohë që tre zëvendës ministrat e tjerë janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.
Shtuar më 21/01/2021, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori