E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Eshtrat e ushtarit grek në Dragot? Historiani tregon të vërtetën
Pëlqej
Marrëveshja për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë mesa duket nuk është e para.

Sipas historianit Kastriot Dervishi ekziston një dokument i vitit 1985">1985 ku është bërë zhvarrosja e parë në Dragot dhe që nga hapja e 674 varreve nuk është gjetur asnjë eshtër.

Ndërsa sot disa eshtra të gjetura kanë hapur debat mes historianeve nëse ato i përkasin ushtarëve grekë apo atyre italianë.

"Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985">1985 dhe 2018 . Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar.

Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985">1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).", shkruan Dervishi. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori