Ish kryebashkiaku i Himarës aksidentoi me makinë 17-vjeçarin në rrugë, i mituri në gjendje kome (VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar lidhur me të miturin e aksidentuar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, pasditen e sotme në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se i mituri i plagosur, ende i paidentifikuar me emër, është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka përfunduar në koma.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme teksa i mituri ishte duke kaluar rrugën. Pas ngjarjes, Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ndërsa lidhur me të kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.