"Është maniak", pas largimit nga "Përputhen", Fationi bashkohet me Fifin (FOTO LAJM)
Po nëse ju themi se Fation Kuqari, tashmë ish-konkurrenti i Për’puthen, dhe
Fifi diçka po kurdisin?
Nuk e dimë nëse ata njiheshin para pjesëmarrjes së Fationin në dating shoë, por disa story të
këngëtares kanë ngjallur goxha dyshime se ata kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor të
këngëtares.
Fifi postoi fillimisht një video në
Instastory, ku shihej duke kënduar këngën e saj që pritet ta lançojë së shpejti “Maniac”, duke i bërë tag Fationit.
Më pas, ajo realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit dhe u pyet se pse i ka bërë tag Fationit. “Sepse është maniak!”- u përgjigj
Fifi.
Si duket, ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.
Disa ditë më parë,
Fifi njoftoi se ka gati jo një por dy këngë dhe e paska bërë zgjedhjen e saj se cilën prej tyre të publikojë më parë.
Nga ana tjetër, Fation u tërhoq të hënën nga gara, pas një sherri me një tjetër konkurrent. Nëpërmjet një postimi në
Instastory ai ka bërë me dije se s’do jetë më pjesë e formatit, nisur nga intrigat, mashtrimet apo dyfytyrësitë e konkurrentëve të tjerë.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 09:33