Urbani në Prishtinë përplaset kokë më kokë me taksinë, ka të lënduar

Një urban është përplasur me një taksi në Prishtinë këtë mëngjes.

Mediet në Kosovë raportojnë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Siç duket nga pamjet  urbani është përplasur kokë më kokë me taksinë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut./albeu.com/