"Është flamuri më i bukur në botë", sot 5 vite nga fluturimi i Autochthonous në qiellin serb
Edhe pse kanë kaluar 5 vjet që nga ndeshja me Serbinë, njerëzit akoma i kanë kujtimet e freskëta.

Në fushën serbe, ndeshja me Shqipërinë u pezullua për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera nga tifozët ndaj lojtarëve të kombëtares.

Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Evropian 2016, ku ne do të arrinim historinë dhe do të kualifikoheshim për herë të parë.

Sigurisht ajo që ndezi adrenalinën dhe coi peshë gjithë popullin shqiptar ishte droni që fluturoi në qiellin serb me simbole patriotike shqiptare, për të cilën u bë një zhurmë e madhe.

Futbollistët serbë kapën të parët banderolën, dhe pas kësaj lojtarët shqiptarë reaguan. Pasi Balaj mori në dorë flamurin, tifozë serbë dhe deri forca të sigurisë sulmuan ekipin kuqezi, duke sjellë një sherr masiv. /albeu.com/



Shtuar më 14/10/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori