"Është budalla apo bën vetë"? Analisti nuk kursehet ndaj Ramës
I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuar” analisiti Andi Bushati tha se u habit që kryeministri doli të kërkonte falje për arrogancën dhe nuk dha asnjë përgjigje për shkaqet që shtynë opozitën të ikte nga Parlamenti, shkruan Albeu.com.

“Nuk mendoj që e keqja e Ramës apo këtij reagimi të parë ishte tek fakti që i mbahej fryma apo mezi i dilnin fjalët. Në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit.

Ne shohim një njeri që del e kërkon falje se është ironik me gazetarët, se del me atlete apo brekushe.

Kur dëgjova këtë thashë, e erdhi në mendje një pyetje e thjeshtë: është budalla apo bën vetë? ”,- tha Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori