Ermira Mehmeti shpërthen në lot: Ende po vuaj traumën, çdo gjë montim
Deputetja Ermira Mehmeti është prononcuar për herë të parë publikisht në Parlamentin shqiptar për skandalin në të cilin u përfshi, si pasojë e bërjes publike të disa përgjimeve në Maqedoni. Ajo nënvizoi se janë një montim, kjo për ti shkatërruar jetën.

"Ky duhet të jetë momenti i shpresës për ne. Në një krizë të thellë politike, në një përplasje kanë dalë 3 zonja të fuqishme që s’janë duke bërë betejë për përfaqësimin e gruas, por betejë për të rikthyer sundimin e ligjit.

Për të gjykuar ata që shkelën ligjin. Fatimja, njëra prej gjyqtareve. Ky është ai ndryshim cilësor që gratë duan ta bëjnë.

Fatimja dhe koleget e saj na japin shpresë për rikthimin në binaret e duhur, sistemin e degjeneruar. Kam guxuar të flas, e pagova shtrenjtë.

Unë mendoj se konferenca si kjo e sotmja ndihmon për të reflektuar edhe përtej asaj që është miratimi i këtij lloj legjislacioni. Ne Maqedoni kemi përfaqësimin e grave në kuotën e 40%.

Kemi miratuar legjislacionin për parandalimin e dhunës në familje. Por si mund të mbrohemi nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që të më mbronte.

Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkarisht më optimist e më të kënaqura", tha ajo. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2016, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori