Shqiptari godet me sëpatë 27-vjeçaren ukrainase, qëllohet për vdekje nga policia gjermane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një apartament në Löëenberger Strasse në Berlin-Lichtenberg.

Mediat e huaja shkruajnë se një 23-vjeçar shqiptar ka goditur me sëpatë një 27-vjeçare, ndërsa ndodheshin në apartament.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i policisë Martin Dams. Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë për të arrestuar 23-vjeçarin.

Ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe gjatë aksionit i riu është qëlluar për vdekje. Sakaq gruaja ka marrë plagë të rënda nga goditjet me sëpatë.

Gjithashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja është ukrainase, ndërsa autori i sulmit 23-vjeçari shqiptar nga Kosova. Sakaq marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë.