Erion Braçe ironizon Bashën: Njerëz të poshtë, gjumi të rrit
Teksa në rrugët e kryeqytetit protestuesit kanë bllokuar disa rrugë, ajo që vihet re është mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Bëhet e ditur se kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel, ku zhvilloi takime me pasuesen e Merkelit dhe David McAllister.

Ndërkohë një foto e publikuar nga Erion Braçe, tregon kreun e PD teksa e ka zënë gjumi në avion.

"Njerez te poshter, te pashpirt;
#GJUMITERRIT!

Boll bete sikur nuk flini asnjehere ne krevat!

Dhe mos beni si te zhgenjyer nga
Revolucioni! Revolucioni vazhdon!", shkruan Erion Brace.
Shtuar më 21/03/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori