Erëra të forta në të gjithë vendin, përmbyset kamioni në Milot (FOTO LAJM)

Ashtu siç u paralajmëruar nga sinoptikanët, gjatë natës jan shtuar erërat e forta në të gjithë vendin.

Ndërkohë që janë shkaktuar edhe dëmtimet e para. Siç raportohet një kamion është përmbysur te kryqëzimi i Milotit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Kamioni është i ngarkuar me polisterol, ndërsa dyshimet e para janë se nga era e fortë kamioni është përmbys në rrugë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të aksidentuar. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 08:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori