ERE: CEZ i keqmenaxhuar
Enti Rregullator i Energjisë deklaroi në raportin vjetor për vitin 2011, se CEZ nuk i ka përmirësuar treguesit e Energjisë për shkak të menaxhimit të dobët.

Në një intervistë për Top Channel kryetari i Entit, Sokol Ramadani bën publike humbjet dhe arkëtimet e energjisë.

"Humbjet janë te shifrat 37 për qind dhe arketimet luhaten te 70 për qind", thotë Ramadani.

Për shkak të përkeqësimit të treguesve eficenca e energjisë, treguesi që mat se sa nga pjesa e energjisë që hidhet në rrjet arkëtohet ra në 49.63 për qind, ose 4.1 për qind më i ulët se në vitin 2010.

"Ato kane patur ndryshime ne menaxhimin e vet dhe besoj se do te shohim permiresime. Treguesit nuk japin te dhena te tjera, por meqe ka ndryshuar struktura menaxhuese, besoj se do te arrihen rezultate", tha Ramadani.

Partia Socialiste mendon se tregu i energjisë ndodhet në krizë të thellë për shkak të keqmanaxhimit nga qeveria dhe mungesës së transparencës së marrëdhënieve të saj me CEZ-in.

"Keni detyrimin t'i tregoni shqiptarëve se çfarë po ndodh sot mes jush dhe CEZ-it, mes qeverisë dhe CEZ-it. 65 per qind eshte rritur cmimi i energjise elektrike, a mund t'i shpjegoni shqiptareve çfare ka ndodhur? Duhet të na thoni nëse Shqipërisë i kërcënohet apo jo nje mosfurnizim me energji elektrike", tha deputeti socialist, Eduart Shalsi.

Opozita kërkoi një seancë të posaçme dëgjimi në Komision me kompaninë CEZ, për t'u informuar në lidhje me gjendjen e kompanisë, pas letrës që drejtuesit e saj i nisën krerëve të shtetit ku njoftonin se janë në krizë financiare. (TCH) /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori