Erdogani blen universitetin shqiptar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fondacioni “Maarif” , dega ideologjike e pushtetit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ka blerë UNYT-në, “Univesity of New York Tirana”. UNYT është një kompani sh.p.k. ku 65% të aksioneve i zotëron kompania “IF Imports & Exports & Investments”, me pronar të vetëm Ilia Foutsis, i cili njëkohësisht është edhe administrator i UNYT-së, thjeshtë emrin e ka me një S më shumë.

Me 25% të aksioneve të kësaj kompanie figuron zonja Mimoza Pashko, e ndjera e profesor Gramoz Pashkos, ndërsa me 10% të aksioneve është “University of New York in Pragë”.

UNYT ka në administrim jo thjeshtë dhe vetëm universitetin. Prej kohësh ka ngritur dhe funksionojnë një shkollë 9-vjeçare, si dhe një shkollë e mesme jo publike, të cilat pasohen nga universiteti, i cili është licensuar nga qeveria e Fatos Nanos në vitin 2002, me vendimin 397, datë 15.08.2002, fillimisht universitetin dhe më pas për shkollë 9-vjeçare dhe të mesme.

Me themelimin e këtij universiteti, aksioner me 20% ka qënë zoti Genc Ruli, aksione të cilat më pas kanë kaluar të ndjerit Gramoz Pashko.

Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit i thanë CNA.al se fondacioni “Maarif” pas negociatave ka mbyllur me sukses blerjen UNYT-së.

Zoti Ilias Foutsis ka dhënë dorëheqjen nga administrator pas shitjes së aksioneve, ndërkohë që kanë filluar procedurat për regjistrimin e aksionerëve të ri në QKB.

Mësohet se negociatat kanë filluar kohë më parë, dhe mjafton ti hedhësh një sy ekstraktit të QKB për të vërejtur se muajt e fundit UNYT ka pasur mjaft lëvizje në numrin e eksioneve, blerjen e kapitalit, shitjen e aksioneve të Ilias Foutsis tek “IF Imports & Exports & Investments”, ku vetë Foutsis është aksioner i vetëm.

Të gjitha këto lëvizje duket të jenë përgatitja paraprake për shitjen e aksioneve të UNYT-së tek fondacioni “Maarif”, instrumenti i presidentit Erdogan për të luftuar rrjetin e shkollave Fethullah Gülen, të cilin Erdogan e ka shpallur armik. Nëpërmjet “Maarif”, Erdogan kërkon të luftojë influencën e Fethullah Gülen, ç’ka tregon qartë qëllimin për përdorimin ideologjik dhe shtrirjen e influencës së Erdoganit në vende si Shqipëria. Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqen e “Maarif” bien në sy disa shkolla në Kosovë, Maqedoni, Bosjne-Hercegovinë, në Afrikë, në Azi, por edhe në SHBA. /CNA/

Shtuar më 13/08/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori