Rita Ora “çon në peshë” të pranishmit në “Sheshin Skendërbej”, kërcen vallen e Tropojës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Këngëtarja kishte zgjedhur një body të zi, e cila ishte kombinuar me balerinët që ishin veshur me të kuqe.

Ashtu sikurse disa vite më parë, Rita ka kërcyer sërish vallen e Rugovës. Teksa ka kërcyer nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja ka kënduar më pas këngën hit “Black Widow”.