Arbana dhe Eduarti marrin urim edhe nga Papa Françesku për dasmën

Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë në martesë këtë të shtunë. Ceremonia u mbajt në Abazzio di San Galgano.

Një moment që do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e kësaj dite ishte një urim nga vetë Papa Françesku për çiftin. Bekime që vijnë veç njëherë në jetë.

Arbana ndryshoi dy fustante të shtunën. Një për ceremoninë në kishë dhe tjetrin për dasmën në mbrëmje.

Eduarti gjithashtu dukej tejet elegant në petkun e dy kostumeve, të bardhin në kishë, të ziun në festën e mbrëmjes.


Shtuar 18.06.2023 22:06