Era Istrefi jep mesazhin e fuqishëm për Kosovën në mes të Rusisë
Pëlqej
Era Istrefi tashmë po bëhet gati për të performuar në finalen e madhe të Botërorit Rusi 2018.

Ajo do të këndojë në finale të Botërorit këngën që është tashmë është një hit, "Live it up" një hit së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.

Era Istrefi dhe dy këngëtarët e tjerë të “Live It Up”, Will Smith dhe Nicky Jam, ishin të pranishëm në një konferencë për shtyp pak çaste më parë, lidhur me eksperiencën e tyre në Kupën e Botës 2018.

Përveç momentit më të paharrueshëm të këtij kampionati, Era nuk harroi të shtonte.

“Është hera ime e parë këtu, është një shtet i bukur sigurisht. Njerëzit duken mikpritës dhe të dashur. Thjesht uroj që gjithë qytetarët të udhëtojnë lirisht, kështu do të kenë mundësinë të vizitojnë Rusinë e bukur.”

Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe kjo fjali e Erës s’mund të ishte më domethënëse se kaq. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori