Eni Vasili: Xhisiela më është lutur që mos të jepet kjo intervistë
Eni Vasili, në emisionin e saj Open, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut, e cila në një studio tjetër televizive është shprehur se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.

“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.

“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka. Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon.”, shtoi Eni Vasili.

Shtuar më 01/10/2018, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori