EMRI/ Plagosje me kallashnikov në Kavajë
Kavaja është zgjuar sot nga një sherr me armë zjarri.

Shtetasi Rexhep Tare, pronar i një dyqani është plagosur me kallashnikov ndërkohë që rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Policia ka ndaluar autorin, shtetasin R.T. 35 vjecc ndërkohë që po punon për të zbardhur motivet e plagosjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 24/09/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori