EMRI/ Përplasi për vdekje 51 vjeçaren e plagosi 3 të tjerë në Lushnje, arrestohet i riu
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë Anxhelino Hasani 22 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen “Skënder Libohova”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Teuta Aliçkolli, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.

Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Shtuar më 11/08/2019, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori