EMRI/Një punëtor kishte humbur jetën, arrestohet biznesmeni që po ndërtonte pallatin pa leje
Një biznesmen është arrestuar nga Policia, pasi ndaj tij kanë nisur hetimet në muajin gusht të vitit 2019, jo vetëm për një ndërtim pa leje, por edhe se për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë ka gjetur vdekjen një punëtor.

Pashk Palokaj është edhe kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, ndërsa arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë, e cila ka kryer hetimet ndaj tij.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Lezhës, Palokaj akuzohet për ndërtim pa leje, moszbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.
Shtuar më 25/02/2020, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori