EMRI/ Kush është polici i burgut në Fushë-Krujë, që u sulmua me tritol
Një shpërthim tritoli ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen Punëtori të Fushëkrujës.

Lënda plasëse i është vënë një garazhi në pronësi të Ramazan Çenia 58 vjec banor i qytetit.

Nga të dhënat mësohet se me Çenia është polic në burgun e Zaharisë, dhe nuk dihet nëse shpërthimi ka të bëjë me profesionin që ai ushtron. Ndërkohë që djali i Ramazan Çenias ka pasur një servis celularësh në qytet.

Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip benz që ndodhej e parkuar ne garazh ai dhe janë dëmtuar muret e pallatit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë çështje.

Ende nuk ka një njoftim për ngjarjen nga ana e policisë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar panik në të gjithë zonën.

Shtuar më 30/01/2019, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori