Kush është ish-speciali i i vrarë në atentat, në 2010 i ekzekutuan vëllain
Pak minuta më parë në Tiranë është vrarë në një atentat ish-polici Arben Bilali, i cili ka shërbyer si pjestar i Forcave Speciale.

Ky i fundit u qëllua në rrethana ende të paqarta për policinë dhe ndërroi jetë në spital.

Kjo është vrasja e dytë në familjen Bilali pas asaj në vitin 2010, kur u ekzekutua në një atentat Leonard Bilali, pikërisht vëllai i Arben Bilalit.

Leonardi dyshohet se u ekzekutua pas një tjetër atentati të dështuar ndaj Arben Bilalit 10 vite më parë.

Persona të paidentifikuar qëlluan në maj 2010 ndaj viktimës së sotme duke mos mundur t'ia arrinin qëllimin. Pak muaj më pas, pikërisht në gusht 2010 vritet Leonard Bilali 27 vjeçar.

Vrasja e Leonard Bilalit
Leonard Bilali, 27 vjeç, ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar si emigrant në mesin e muajit korrik 2010.

Gjatë kësaj kohe, afërsisht një muaj, ai ka qëndruar në vilën e familjes së tij në zonën e Selitës, ndërkohë që sipas fqinjve shihej darkave nëpër lokalet që ndodhen në zonën e quajtur stacioni i parafundit i Tiranës së Re.

Edhe mbrëmjen e së martës ai ndodhej thuajse në të njëjtin vend ku kalonte shpeshherë. Sapo është gjendur në trotuarin para një marketi, për të dalë në shesh, ai është përballur me ekzekutorin, i cili e ka qëlluar fillimisht në bark dhe më pas në trup e kokë, me katër plumba pistolete “Makarov”.

Brenda pak çastesh autori është zhdukur, ndërsa shokët e Bilalit e kanë futur viktimën në makinë dhe e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, me qëllimin për t’i shpëtuar jetën.

Dëshmitarët e shumtë, të cilët kanë njohur ekzekutorin pohuan se kishin dëgjuar krismat e mbytura si fishekzjarre, ndërsa kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje vetëm në momentin kur 27 vjeçari

Bilali, ish-mundës i ekipit “Dinamo”, ishte shtrirë përtokë.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 30/01/2019, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori