EMRI/ Vodhi para dhe bizhuteri në një shtëpi në Gjirokastër, kapet hajduti nga Berati

Një 46-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e policisë, pasi ka vjedhur para dhe bizhuteri në një banesë në fshatin Vnistër të Dropullit.

Policia bën me dije se 46-vjeçari ,Arben Muskanja, është arrestuar disa orë pas kryerjes së vjedhjes.

I arrestuari rezulton të jetë dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Dropull,Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera. Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 10:06