EMRI/ Kapet në Greqi dibrani i dënuar me 7 vjet burg
foto ilustruese
Nga polica greke njoftohet se një shtetas shqiptar i cili ëhstë shpallur në këkrim ka rënë në pranga në Athinë.

Ndërkohë policia shqiptare njofton se ky shtetas është ekstraduar nga Greqia për të vuajtur dënimin me 7 vite burg në Shqipëri.

Njoftimi:
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg.

U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar :
Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër.

Shtetasi Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Shtuar më 31/01/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori