Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
EMRI/ Bie në pranga 61-vjeçari nga Kosova, në kërkim për vrasje
Një shtetas kosovar është arrestuar sot, me qëllim ekstradiminAustri.

Sipas një njoftimi nga Policia, shtetasi i arrestuar është , Skëndër Dekaj.

Perosni në fjalë është arrestuar në Morinë pasi rezulton në kërkim prej vitit 2017 për veprën penale të vrasjes.


Njoftimi:

Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Austriak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht;

– Skënder Dekaj, vjeç 61, banues në Istog-Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017 .

Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Shtuar më 05/11/2018, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori