EMRI/ Arrestohet shqiptari i katërt për drogën në Igumenicë
Ditën e sotme raportohet se polica greke ka vënë në pranga një tjetër shqiptarë që dyshohet se posedonte drogën e kapur një ditë më parë në Igumenicë të Greqisë.

Bëhet e ditur se shqiptari i katërt i arrestuar është shtetasi Olger Skender Sinanaj nga Fieri. Ai është kapur pranë kufirit greko-shqiptar.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuane që vinte nga Shqipëria./albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori