EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 32 vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë ndërsa shoku i tij pasagjer po shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Siç raportojnë mediat italiane viktima është Shendri Caushi, 32 vjec, ndërsa shqiptari tjetër V.A, 34 vjec, u dërgua me urgjencë në gjendje shoku në spital.

Mësohet se makina me të cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë ulliri, goditje e cila rezultoi fatale për të riun 32 vjecar. Aksidenti ka ndodhur në provincën e Teramos, në Itali.






Shtuar më 23/10/2019, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori