EMRAT/ Vodhën "Benz-in" dhe e dërguan për skrap, arrestohen tre hajdutët
Tre të rinj kanë përfunduar në pranga të policisë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një makinë të tipit Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë A.L, 24 vjeç, S.H, 27 vjeç, si dhe L.H, 22 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe të motiveve, që çuan tre të rinjtë në vjedhjen e makinën në lagjen “Çlirim” në Çorovodë.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.L, 24 vjeç. S.H, 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë. L.H, 22 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznov뒒, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim’’, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë. mMjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen ‘’Uznov뒒 dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”, njofton policia.
Shtuar më 25/11/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori