EMRAT/ Shkatërrohet rrjeti i drogës me miliona euro pasuri, kush janë "kapot" shqiptarë
foto ilustruese
Karabinierët italian kanë finalizuar një operacion të suksesshëm, duke shaktërruar një bandë kriminale e cila drejtohej nga dy shqiptarë.

Operacioni i zhvilluar në venecia solli arrestimin e 20 personave.

Mediat lokale në Itali kanë publikuar edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup. Në pranga të autoriteteve kanë përfunduar Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.

Grupi kriminal i strukturuar operonte në disa shtete si në Spanjë, Austri dhe Itali.

Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë duke mos kursyer as ambientet e shkollave.

Pas arrestimit të tyre, autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove.

Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori