EMRAT/ Rreth 2 ton drogë në kamion, priten arrestime të tjera (VIDEO)
Mbi 1.5 ton drogë u kapën mbrëmë në doganën e Kapshticës, në dy kamionë.

Burimet bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, ndërsa përmes Greqisë, destinacioni final ishte Turqia.

Gjatë gjithë kohës policia ka qenë në ndjekje të dy kamionëve.

Ende nuk është bërë peshimi i lëndës narkotike, por burimet bëjnë të ditur se në kamionin e parë ishin fshehur 1 ton e 150 kg, ndërsa në kamionin e dytë rreth gjysmë ton drogë.

Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve, Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa priten arrestime të tjera.

Blutë janë tepër e rezervuar në dhënien e informacionit pasi hetimet vijojnë me intesitetit.

Droga u pikas në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ dhe tjetrin AA 701 XO.

Drejtuesit e arrestuar kane pohuar para grupit hetimor se nuk kanë qenë në dijeni për drogën e ngarkuar në kamion, shkruan oraneWS.Po të njëjtat burime konfidenciale thonë se dyshohet për një grup të fuqishëm të trafikimit të drogës.

Dyshohet se sasia e drogës ka lidhje edhe me personat ku një sasi droge u kap pak kohë më parë në Përrenjas.
Shtuar më 14/02/2019, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori