Asnjë shenjë nga shoferi 26-vjeçar, ndërpriten kërkimet për makinën që dyshohet se ra në lumin Seman

Kërkimet për të gjetur makinën tip Golf që dyshohet se ka rënë në lumin Seman në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë ndërprerë pak më parë.

Mjetet në dispozicion e kanë të pamundur gjetjen e mjetit. Ndërkohë, kërkimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, pasi polumbaret do përdorin magnet për lokalizimin e makinës.

Ndërkohë, poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se makina ka në lumë.

Policia gjeti më parë edhe targën e makinës dhe sipas verifikimeve makina ka rezultuar të jetë marrë me qira nga nga 26 vjeçari Mateo Lika. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 15:36