EMRAT/ Kush janë tre deputetët e rinj të opozitë që pritet të betohen sot?
Ralf Gjoni, Enada Kociraj dhe Nimet Musaj janë tre deputetët e radhës nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilëve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u dha mandatin e deputetit dy ditw mw parw.

3 deputetët e rinj pritet të betohen ditwn e sotme në Parlament për t’u ulur krah kolegeve opozitarë duke e çuar në 17 numrin e deputetëve të cilët nuk iu bindën urdhrit të partisë për të djegur mandatin.

Me betimet e reja parlamenti merr një konfigurim të ri pasi Parlamenti shkon në kuotën e 96 deputetëve.

Kur te rinjtë te betohen ne Kuvend jashtë sallës së Parlamentit opozitarët të cilët lanë mandatin do jenë duke protestuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori