EMRAT/ Kush janë personat që bashkëpunuan me grabitësit në Rinas
Dritan Goxhaj, një nga ekspertët më të mirë të aviacionit në vend, deklaroi se vetëm punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë ditur vendin e saktë ku do të parkohet avioni, çka i ka dhënë mundësi grabitësve që të afrohen aty ku ata kanë dashur për të kryer grabitjen spektakolare.

Eksperti i sigurisë dhe i aviacionit deklaroi në Open se pjesëtarë të kompanisë së security të Rinasit janë dy persona me problem shumë serioze me ligjit për të cilët është kërkuar largimi, transmeton Top Channel.

Sipas Goxhajt, Arben Karafilaj, oficeri në Peshkëpi të një person i implikuar në masakrën e Peshkëpisë, i dënuar dhe i kërkuar nga prokuroria është i punësuar në kompaninë ICTS.

Goxhaj tha se kjo kompani ka të punësuar edhe shtetasen greke, Helena Athanasiu, station manager, ku dokumentet që ajo ka paraqitur nuk përputhen askund me të dhënat bazike të saj.
Shtuar më 12/04/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori