Kush janë dy punonjësit e bashkisë që u vranë në Mat
Pëlqej
Foto Ilustruese
Disa minuta më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në Mat.

Së fundmi është mësuar se nga këto të shtëna kanë humbur jetën dy punonjësit e bashkisë së Matit.

Ata janë shoferët e bashkisë, K.H dhe E.A, gjithashtu raportohet se është plagosur edhe një person i tretë.

Njarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli, dhe raportohet se viktimat kishin shkuar në zonë për të hapur një rrugë.

Punonjësit e bashkisë së Matit janë qëlluar nga një person, ende i paidentifikuar, ndërkohë policia ka nisur hetimet. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori