EMRAT/ Kush janë drejtuesit e rinj që KLP vendosi në prokuroritë e vendit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka vendosur të plotësojë boshllëqet në prokuroritë e vendit, duke emëruar kështu emra të rinj të përkohshëm.

Me shumicë votash në mbledhjen e KLP-së u vendos që Isa Jata, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranё, të jetë nё pozicionin e prokurorit nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.

Julian Çafka caktohet drejtues në prokuroinë Gjirokastër, për një periudhë tremujore.

Prokurori Altin Dumani, i cili kanidadati i renditur me pikët më të larta për SPAK, u caktua drejtues në prokurorinë pranë gjykatësapelit të krimeve të rënda.

Rozeta Qirjaçi u caktua në funksionin e Drejtueses në Prokurorinë pranë GjykatësApelit Korçё.

Irena Çunoti u caktua në funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë GjykatësApelit Korçё.


Shtuar më 22/07/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori