EMRAT/ Kush janë 3 viktimat e sherrit për pronën në Mat
Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin, ku si pasojë e një sherri për pronën kanë mbetur të vdekur 3 persona nga e njëjta familje.

Sherri mes dy vëllezërve Kujtim dhe Sali Decani avancoi, duke bërë që Sali Decani të qëllonte me armë të vëllain e më pas, djalin e Kujtimit, Flogertin 19 vjeç.

Pasi babë e bir mbetën të vrarë në vend, Saliu ka vendosur ti japë fund jetës duke qëlluar mbi vete.

Mësohet se Saliu ishte djali i madh i familjes, 52 vjeç ndërsa Kujtimi 51 vjeç.

Mësohet se dy vëllezërit nuk flisnin prej dy vitesh dhe nuk kishin asnjë lloj kontakti me familjet e njëri tjetrit, dhe nuk dihet sesi janë përballur mes tyre./albeu.com/

Shtuar më 01/10/2019, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori