EMRAT/ Kush janë 2 vëllezërit Kusi që vranë 26 vjeçarin në Tiranë
Si pasojë e një plumbi të marrë në kokë, 26 vjeçari Indrit Çelaj ka ndëruar jetë mëngjesin e ditës së sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

26 vjeçari, u qëllua me një pistoletë me silenciator nga vëllezërit Kusi, në vilën 3 katëshe të babait të tyre Bujar Kusi.

Çelaj ishte duke punuar për montimin e një kondicioneri, i cili dyshohet të jetë dhe shkaku pse është qëlluar.

Djemtë e pronarit ë vilës Bujar Kusi, Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në kokë Indritin pasi kondicioneri që ai instaloi rridhte ujë.

Vëllezërit Kusi janë me arsim 8-vjeçar dhe të paskeduar më parë nga policia. Të dy vëllezërit, janë shpallur në kërkim. Pak pas ngjarjes, ata kanë kërkuar prej kolegut të Çelajt shtetasit me iniciale L.V të merte përsipër krimin.

Në pranga janë vënë gjithashtu edhe pronari i vilës Bujar Kusi, Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Shtuar më 23/08/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori