EMRAT/ Kishin mbjellë parcela me hashash, dërgohen në Prokurori kryetari i fshatit dhe inspektori
Referohen matërialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër në ngarkim të shtetasit Bedri Llana, banues në Memaliaj me detyrë, kryetar i fshatit Vasjar.

Procedimi i tij është bërë pasi në vendin e quajtur Përroi i Vasjarit gjatë kontrollit të ushtruar nga efektive të policisë, janë gjetur dy parcela të mbjella me cannabis.

Refërohen matërialet edhe per Felek Maca dhe Arben Gjoka banues në Tepelenë me detyrë kryetar i fshatit Bence dhe inspektor pyjor i kullotave.

Kjo për shkak se në vendin e quajtur Përroi i Thellë në fshatin Bence, nga kontrollet e ushtruara u gjetën tre parcela ku ishte kultivuar bimë narkotike cannabis.

Shtuar më 16/08/2019, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori