EMRAT/ Ekzekutim mafioz në mes të tregut, kush është viktima dhe i plagosuri në Shkodër
Pëlqej
Shkodra është tronditur nga të shtëna armësh pak minuta më parë, ku si pasojë raportohet se një person ka mbetur i vrarë ndersa një tjetër është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital.

Është qëlluar tetë herë në drejtim të personave që ishin objektiv i atentatit.

Viktima mësohet se është Fatos Ferracaku, ndërsa ka dyshime se është i afërm i Arjan Ferracakut, biznesmenit që mbeti i vrarë në muajin shtator.

Ndërkohë që i plagosur nga mbetur Fatmir Mehaj.

Sipas dëshmitarëve, personat që kanë qëlluar kanë qenë dy, në një motoçikletë. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori