EMRAT/ Arrestohen 6 "skifterat" shqiptarë në Itali
Një bandë grabitësisht është shkatërruar në Itali ku sipas raportimeve bëhet e ditur se të 6 pjestarët e arrestuar janë të gjithë shqiptarë.

Shqiptarët akuzohen për më shumë se 20 vjedhje gjatë tre muajve ku në disa raste ishte përdorur edhe dhunë.

Mes gushtit dhe tetorit të vitit të shkuar, banda e specializuar e vjedhjeve kishte bërë të mundur të kryenin grabitje me vlerë që i kalon 250 mijë eurot në zonat e Bolonjës, Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos, raporton Imolaoggi.

Policia mbërriti në gjurmët e bandës duke ndjekur një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.

Personat e arrestuar janë:

Ridvan Kerci 31 vjeç

Elton Mhilli 26 vjeç

Daniel Lleshaj 22 vjeç

Mark Pergjeci 26 vjeç

Rodolf Plishta 30 vjeç

Erjon Trashaj 25 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori