Emisionet e tyre bëjnë namin, misteri pse Luana dhe Bora u "përjashtuan" nga klipi festiv (FOTO LAJM)

“Top Media” ka publikuar edhe këtë Krishtlindje këngën e fundvitit, të shndërruar për 19 vite në një traditë të televizionit.

Ikonat e ekranit morën pjesë në interpretimin e këngës “Kuturu” që pati një realizim me shumë shije në Pezë.

E çfarë ka lënë përshtypje është fakti se këtë vit, një prej figurave kryesore nuk ka pasur pjesën e saj në këngë.

Fjala është për prezantuesen Luana Vjollca, e cila përveç prezantimit, është angazhuar edhe në tregun e muzikës me disa projekte si këngëtare.

Ajo, ndryshe nga vitet paraprake, nuk ka kënduar asnjë rresht teksa shfaqet vetëm në pjesën përfundimtare për pak sekonda, në kalërim.

Në videoklip ka munguar në tërësi edhe prezantuesja e programit më të ndjekur, Bora Zemani e “Përputhen” e një pjesë e gazetarëve të rëndësishëm të informacionit.

Si Luana, dhe Bora evidentohen si dy prezantueset që kanë arritur audiencën më të lartë me programet e tyre.

Sa për jetën private, në programin e saj “Shiko kush Luan”, së fundmi ajo publikoi një video në kanalin e saj në “YouTube” të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale.

Moderatorja u pyet rreth jetës së saj personale, si edhe planeve të saj për të ardhmen. “Dëshiron dasmë tradicionale apo private?”, ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj: “Private”.

Ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe”, tha Luana Vjollca.

Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimentale, që moderatorja hezitoi t’i përgjigjej. Teksa u pyet nëse është në një lidhje apo “single”, ajo mbylli intervistën duke iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vij për emision?”.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj asnjëherë s’e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht, por e pranuan deri diku në “Instagram” me shkëmbime komentesh të nxehta dashurie.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

Ndërsa Bora Zemani, sa i takon jetës private, u ribashkua me aktorin Donald Veshaj, lidhje për të cilën folën të dy publikisht se janë të dashuruar.
Shtuar më 26/12/2020, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori