Emiljano Shullazit i ndalohet të takojë edhe avokatin
Avokati i Emiljano Shullazit Vladimir Meçi dhe avokatët e tjerë të grupit nuk janë lejuar të takojnë klientët e tyre në regjimin 41 Bis. Për Meçin kjo është e papranueshme dhe joligjore pasi sipas tij, çdo personi duhet ti jepet e drejta e mbrojtjes.

Siç e tha dhe në një deklaratë për mediat ditën e shtunë, Meçi u shpreh se izolimi i Shullazit, bëhen për të hedhur zhurmë në opinionin publik, pasi ndaj tij nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatave.

Shullazi ndodhet në burgun 313, ku po i nënshtrohet regjimit 41 bis, në qeli të përshtatura posaçërisht për këtë lloj izolimi.
Shtuar më 03/08/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori