Emigrantët kthehen për festa, fluks makinash në Kapshticë dhe Kakavijë
Ditën e sotme besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen dhe për pak ditë edhe Viti i Ri, vijon fluksi i kthimit të emigrantëve në atdhe për festa.

Emigrantët nga Greqia janë ata që dominojnë dhe këtë gjë e tregojnë edhe hyrje-daljet në dy pikat e kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kapshticë kanë hyrë 8260 persona dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Më datë 24 dhjetor në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, kanë përpunuar një numër prej 12579 shtetasish në hyrje-dalje, nga të cilët 9257 në hyrje, dhe 3322 në dalje.

Aktualisht po punohet me pesë sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Shtuar më 25/12/2019, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori