Elisa Spiropali nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të të birit (FOTO LAJM)
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me vajzën Naltën dhe djalin e porsalindur, të cilit çifti i ka vendosur një emër shqiptar dhe të veçantë.

“Kren❤”, shkruan Spiropali mbi foto duke zbuluar emrin e bebushit.

Kujtojmë se Elisa Spiropali gjatë pritjes së ëmbël nuk u shkëput për asnjë moment nga detyra.

Shtuar më 20/01/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori