Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, VMRO kërkesë Kuvendit për vazhdimin e seancës

VMRO-DPMNE ka kërkuar që të vazhdohet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Grupi parlamentar  dhe koalicioni kanë dorëzuar në Kuvend kërkesë për vazhdimin e seancës së 123-të, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është propzimi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, qëllimi i kërkesës së tyrë është që të mos zvarritet procedura dhe të përfundojë sa më parë kjo seancë.

Dafina Stojanovska, deputetet e VMRO-së

“Opinioni maqedonas është dëshmitar rreth asaj që po ndodh me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe zvarritja e kësaj seance nuk do të sjellë asgjë të mirë për këtë shtet. Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, është e vetëdijshme se nuk e ka numrin e nevojshëm të deputetëve që të votojë ndryshimet kushtetuese dhe se ky proces vetëm po zvarritet”

Ata kanë përsëritur edhe një herë se nuk do të arrihet dy e treta e deputetëve për ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar dhe prandaj kërkojnë nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, të mos e keqpërdor Rregulloren, por ta caktojë seancën dhe ta përfundojnë këtë fazë të Qeverisë që siç thonë ata,  të tregojnë se askush nuk mundet se si dhe kur të dojë  ta ndryshojë Kushtetutën.

Ndërsa, nga Parlamenti ende nuk kanjë ndonjë përgjigje zyrtare rreth kërkesës së VMRO-së, për vazhdimin e seancës 123.

Përndryshe, disa ditë më parë kryeminstri  Dimitar Kovaçeski tha se seancë për ndryshimet kushtetuese do të vazhdohet kur të krijohen kushtet e duhura, respektivisht kur të sigurohet numri prej 80 deputetësh, që të mbështesin një proces të tillë./shenja


Shtuar 4.09.2023 20:01