Eliminimi i Stavri Minos, jepet masa për 3 të dyshuarit
Rreth orës 110:00 të ditës së sotme kanë mbërritur në Gjykaten e Faktit në Vlorë tre personat e arrestuar për konfliktin në plazhin e vjetër ku mbeti I vdekur 56-vjeçari Stavri Mino ku ndaj autorëve të dyshur është marrë masa e arrestit me burg 30 ditor.

Astrit dhe Agron Hamitaj si dhe Nusret Hodaj do të qëndrojnë në burg deri në mbledhjen e provave nga organi I akuzës që të provojnë nëse janë ose të jo të përfshirë në ngjarje.

Mësohet se autori kryesor i dyshuar për ngjrjan e rëndë është Agron Hamitaj ndërkohë pritet një seancë e dytë që të vendoset nëse dy personat Astrit Hameti dhe Nustret Hodaj janë të implikuar në këtë vepër penale.

Të arrestuarit e dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarje, kan mbërritur nën masa të rrepta sigurie teksa janë futur në Gjykatën e Vlorës ku i kanë pritur edhe familjarët.

Komunikimi i mases së sigurisë është bërë me dyer të mbyllura ndërkohë që mësohet se gjyqtar për këtë çështje është caktuar Laurent Fuçia.

Avokat mbrojtës është Tomor Cano, i njëjti avokat mbrojtës për të tre autorët e dyshuar. Ndërkohë njëri prej tyre, Astrit Hameti ka shfaqur në sallën e gjyqit një gjendje të rënduar shëndetësore. Për këtë arsye ai ka kërkuar që të bëjë komunikimin i ulur pasi nuk ngrihej dot në këmbë.
Shtuar më 09/10/2019, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori