E FUNDIT/ Real Madrid bën një hap fals në luftën për titull (VIDEO)
Eliminimi i gazetares në Maltë, arrestohet biznesmeni i njohur (FOTO LAJM)

Policia malteze ka arrestuar biznesmenin e njohur Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black i dyshuar për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Sipas mediave vendase, biznesmeni u arrestua sot në mëngjes nga oficerët teksa po përpiqej të largohej nga Malta me jaht.

Fenech është president i kompanisë Tumas Group, aksioner në një sërë kompanish të fuqishme gazi, hotelesh me investime në shumë vende të botës.

Fenech kryeson një grup biznesi që fitoi një koncesion të madh të energjisë nga qeveria Malteze në 2013 për të ndërtuar një stacion të energjisë me gaz.

Gazetarja e kishte përmendur emrin e biznesmenit në investigimet e saj që kishin të bënin për çështje të shkeljeve dhe korrupsionit në vend.

Eliminimi i gazetares dyshohet se është bërë me një bombë të prodhuar në Shqipëri.
Shtuar më 20/11/2019, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori